Kompleksi Memorial "Adem Jashari"
Kompleksi Memorial "Adem Jashari", gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndrruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve, në luftën apo si njihet në Epopeja  e Jasharajve.

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional.

Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.

Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit.

Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz na tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni.

Madje sipas ciceronit dita, ditës po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.


Shpërndaje:
KOMENTET
LULJETA LECI
05.03.2011 | 12:44
Zoti e bekofte Drenicen Zoti i shperblefte me te gjitha te mirat e kesaj bote mbare Drenicen se trima jane ne Kosove nuk ka asnje ane me trima se ata
PREMTON
19.03.2011 | 10:27
Ky kompleks apo keto shtepi muze jan vetme nje nga ato qe deshmojn per sakrificen e popullit shqiptar e sidomos per heroizmin edhe trimerin e familjes Jashari prandaj gjdo shqiptar duhet te jet krenar qe ka pas njerez te till e sidomos familje te till siku qe ishte familja e bacit SHaban spse "GJaku jeta edhe sakrifica e familjes jashari edhe gjith shqiptarve ësht liria e shqiptaris" rrespekt edhe nderime te jarzakonshum per familjen Jashari.
PREMTON
19.03.2011 | 10:27
Ky kompleks apo keto shtepi muze jan vetme nje nga ato qe deshmojn per sakrificen e popullit shqiptar e sidomos per heroizmin edhe trimerin e familjes Jashari prandaj gjdo shqiptar duhet te jet krenar qe ka pas njerez te till e sidomos familje te till siku qe ishte familja e bacit SHaban spse "GJaku jeta edhe sakrifica e familjes jashari edhe gjith shqiptarve ësht liria e shqiptaris" rrespekt edhe nderime te jarzakonshum per familjen Jashari.
regi cibaku
25.07.2011 | 17:55
Turp per politikanet shqiptare dhe kosovare qe para interesave te ketij njeri qe dha jeten per bashkimin e trojeve te SHQIPERISE SONE TE MADHE, SHQIPERISE ETNIKE.BACA ADEM,edhe pse e atje lart, ne te duam dhe te kujatojme gjithmone. VDEKJE SERBIS... SHQIPERI ETNIKE
dren
23.10.2011 | 10:30
KOMONDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI NJE TRIM ME FJAL PAK E NXJERRI KOSOVEN ME FTYR I TREGOJ SERRBIS SE NE DRENIC PO LINDIN PRAP AHMET DELIA AZEM GALICA SHABAN POLLUZHA MEHMET GRADICA E TAHIR MEHA ETJ
Emri:
E-posta:
Teksti:
Ne mbajmë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e portalit.
Më të fundit
Të Jasharajt në trevjetorin e Kosovës së pavarur Është e lehtë të shkosh të kompleksi memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz , të Skenderajt, pasi në kthesën e parë në krah të djathtë është i vendosur një bilboard me mbishkrimin “BAC, U KRY!”. E gjithë rruga është e shtruar ma asfalt, ku në të djathtë të kësaj tatëpjete në varrezat e dëshmorëve prehen 61 trupat e Jasharajve, në krye me Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari, të cilët ranë heroikisht me 5, 6, dhe 7 Mars 1998, ne betejë me forcat paramilitare serbe. Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt. Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit. Familja Jashari me 12 pasardhës Në një foto me 8 fëmijë të veshur me veshje kombëtare janë nipat e familjes së Jasharajve, Rifatit, Ademit dhe Hamzës. Kjo foto e simbolizon ripërtëritjen e familjes Jashari pas luftës. Lulëzimi i Ademit, Bekimi i Hamzës dhe Murati i Rifatit nga këto martesa kanë lindur 12 fëmijë, 7 djem e 5 vajza, të gjithë me emra të ripërtërirë. Pas luftës, me ndryshimin e rrugëtimit të Kosovës, është i domosdoshëm një edukim ndryshe i fëmijëve, nga që të në kaluarën Kosova ishte sunduar nga pushtuesi shekullorë. E tani Kosova është e lirë dhe brezat duhet të edukohen në frymën demokratike. Mosha e fëmijëve të pasluftës të familjes Jashari është nga 10 deri në muaj. Ciceroni i këtij kompleksi, i cili kujdeset për vizitorët, të cilëve e ka për detyrë t’ua shpjegojë historikun e familjes Jashari. Disa metra më larg, në shtëpinë prej nga ku rezistoi komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me familjen e tij, janë të vendosur shtyllat prej hekuri, të cilat të lënë të kuptosh që akoma janë duke vazhduar punimet më restaurimin e kësaj shtëpie, e cila është thënë se do të jetë shtëpi-muze. Të Jasharajt valon flamuri kuqezi Si në kompleksin, ashtu edhe të varrezat, valëvitet flamuri kombëtar kuqezi. 9 milionë vizitorë në kompleksin memorial “Adem Jashari” Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz na tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni. Madje sipas ciceronit dita, ditës po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.
PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT PËRKUJTIMOR “ADEM JASHARI” NË PREKAZ ME INTERES TË VEÇANTË NACIONAL Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Rregullores nr. 2001/9 të datës 15 Maj 2001 për Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.1 (e), dhe (l). Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e vënies në mbrojtje si zonë me interes të veçantë të kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, i cili ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore për qytetarët e Kosovës, Miraton : LIGJIN PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT PËRKUJTIMOR “ADEM JASHARI” NË PREKAZ ME INTERES TË VEÇANTË NACIONAL Neni 1 Me këtë Ligj përcaktohet statusi i Kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, kujdesi ndaj këtij kompleksi, mbrojtja nga ndikimet politike dhe obligimet e institucioneve të Kosovës. Neni 2 Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” shpallet Zonë me interes të veçantë nacional për Kosovën dhe vihet në mbrojtje të institucioneve të Kosovës. Neni 3 Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skenderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë kombin shqiptar. Neni 4 4.1. Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” përfshin hapësirën e varrezave të dëshmorëve të kombit, ku prehen anëtarët e familjes Jashari, lokacionet banuese të kësaj familje, të lagjes Jasharaj dhe hapësirën tjetër nga e cila është bërë rezistencë e armatosur në mbrojtjen e dinjitetit të tyre dhe në mbrojtje të Kosovës. 4.2. Hapësira dhe sipërfaqja e plotë që përfshin kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” do të përcaktohet me Planin Urbanistik të Kuvendit Komunal të Skenderajt. Neni 5 Kompleksi përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz mbikëqyret dhe mirëmbahet nga ana e institucioneve të Kosovës dhe organet e pushtetit lokal. Neni 6 Shpenzimet e mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së Kompleksit përkujtimor “Adem Jashari” mbulohen nga Buxheti i Kosovës. Neni 7 Qeveria e Kosovës do të sigurojë mjetet financiare për ngritjen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz. Neni 8 Është i ndaluar çdo veprim i partive politike, tubimet dhe manifestimet tjera partiake, brenda hapësirës së Kompleksit përkujtimor “Adem Jashari”. Neni 9 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ligji Nr.2004/39 8 shtator 2004 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Akademik Nexhat Daci