Name :*
SurName :*
Password :*
Confirm the password :*

Ju shprehim mirëseardhje në faqen e uebit që i kushtohet Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, familjes së tij, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, misionarëve të idealit të Adem Jasharit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me anë të këtij portali të internetit, duke pasqyruar faqet e historisë më të begatshme, më të lavdishme dhe më krenare, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës së UÇK-së, tentojmë që të jemi sa më pranë të gjithë shqiptarëve ku do që janë. Prandaj, si shumë herë më parë, edhe tani u themi faleminderit të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë për nderimin që i bëhet luftës dhe sakrificës së heronjve. I urojmë të gjithë shqiptarëve Pavarësinë e Kosovës dhe duam që sa më parë të filloj një zhvillim i madh kombëtar, posaçërisht në fushën e ekonomisë e të arsimit.

 

Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, gjatë një vizite dyditëshe  në Republikën e Kosovës ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” si dhe familjen Jashari në Prekaz.

Shefi i diplomacisë shqiptare me ç’rast ka vlerësuar lart kontributin e Jasharëve për kombin shqiptar.

Ai gjatë vizitës në Prekaz është pritur nga Murat Jashari.

Prekaz, 7 mars – Manifestimi tradicional treditor Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është përmbyllur me “Natën e zjarreve”, të hënën mbrëma, në orën 18:00, duke filluar në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarrit qendror e për të përfunduar natën vonë në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj me koncertin e madh dhe me ndezjen e fishekzjarrëve të shumta.
Manifestimi i kushtohet rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe 55 Jasharëve dhe bashkëluftëtarëve tjerë të tij, të cilët para 13 vjetësh, për 3 ditë e 3 net rresht, u kishin rezistuar sulmeve barbare të forcave policore e paramilitare serbe.
Sipas skenarit tashme tradicional, pikërisht në orën 18:00, kur terri fillon ta mposhtë dritën, sikur qe robëria serbe kishte pushtuar Kosovën për gati një shekull, në kullat e Jasharëve dhe në bunkerin e legjendarit, në pyllin sipër lagjes Jashari, ndizen flakadanë të shumtë, të cilët me ndriçimin e tyre simbolizojnë ndezjen e  shkëndijave të lirisë, të para 13 vjetësh.
Të rinj e të reja, të veshur me uniforma të UÇK-së dhe veshje kombëtare, me flakadanë në duar, nisen nga Varrezat e Dëshmorëve, në të cilat prehen heronjtë e asaj lufte heroike. Dhe derisa flakadanët u vendosën përreth kompleksit të varrezave, gjimnazistët vunë nga një buqetë lulesh mbi secilin varr të 49 dëshmorëve sa janë në këtë kompleks, emrat e të cilëve nga udhëheqësi i manifestimit, para mijëra qytetarëve të tubuar, u përmenden emër për emër.
Ndërkohë, është ndezur zjarri i madh, flaka e të cilit është shpërndarë gjithandej, ashtu sikur që para 13 vjetësh ishte shpërndarë nga këtu zjarri i luftës dhe kushtrimi i legjendarit Adem Jashari, të cilit i janë përgjigjur liridashësit kudo që ishin. Ndezja e këtij zjarri është pasuar nga ndezja e zjarreve të tilla në të gjitha fushëbetejat e luftës së UÇK-së, anekënd Kosovës.
 Pas përfundimit të ceremonisë së ndezjes se flakadanëve dhe zjarrit, në Prekaz, pjesëmarrësit i janë drejtuar qytetit të Skenderajt, për të marrë pjesë në koncertin e madh me pjesëtarët e estradës, i cili është mbajtur në sheshin “Adem Jashari”. Në nderim të këtij përvjetori janë ndezur edhe fishekzjarrë të shumtë.
Kësaj radhe, deri në momentin e raportimit,  nuk janë vërejtur liderëttanë shtetërorë, politikë apo ushtarakë. Bekim Jashari, i pranishëm në këtëtubim, përmes medieve ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shfrytëzuar rastinedhe një herë të apelojë për unitet të udhëheqjes sonë.  

Në ditën e tretë, të manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, që njihet edhe si ”Nata e Zjarreve”, sonte do të ndizen zjarre në Prekaz.

 Dhe kështu  përfundojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit treditor "Epopeja e UÇK-së"

Gjithashtu sonte do të mbahet edhe një  koncert në sheshin “Adem Jashari”.

“Nata e zjarreve” do të shënohet në gjithë Kosovën.

Gjatë dy ditëve të kaluara, të shtunë, është zhvilluar një manifestim në kazermën "Adem Jashari" të FSK, dhe të dielën është mbajtur Akademi Përkujtimore, dhe janë bërë homazhe ne Prekaz.

Prishtinë, 06 mars, 2011 - Ngjarjet e fillim marsit të vitit 1998 hynë në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, duke marrë shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe si të tilla u shndërruan në epopenë e lavdishme të UÇK-së, u tha në një akademi përkujtimore kushtuar komandantit Adem Jashari.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të dielën është mbajtur një akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila ra heroikisht për të mos vdekur kurrë 13 vjet më parë në Prekazin legjendar.

Të pranishëm në këtë akademi ishin struktura të larta të institucioneve të Kosovës, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, por jo edhe i pari i vendit, Behgjet Pacolli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se falë luftës dhe sakrificës së Jasharajve dhe dëshmorëve tjerë ne sot po e përjetojmë lirinë dhe pavarësinë.

"5, 6 dhe 7 marsi i vitit 1998, vërtet hyri në historinë më të re të Kosovës me tërë tragjedinë dhe madhështinë e vet, ditët që në ritmin e vet brenda kalendarit do të ishin të rëndomta në rrethana të veçanta e morën shenjën e sakrificës sublime të njeriut dhe u shndërrua në Epope", ka thënë Krasniqi.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi, ka theksuar se rënia e komandantit legjendar Adem Jashari ishte një frymëzim për idetë më sublime të humanizmit dhe të demokracisë të vendosura në themelet e idesë së luftës së popullit tonë për liri dhe pavarësi.

"Sot në 13 vjetorin e rënies në altarin e lirisë, po e përkujtojmë veprën e kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari, heroit të Kosovës, figurën madhështorë të udhëheqësit dhe të frymëzuesit tonë për liri, i cili skepticizmin dhe vetëmohimin të tij, dhe të familjes së tij i kapërceu kufijtë e reales dhe të mundshmes duke u shndërruar në frymëzim për brezin tonë dhe për brezat që do të vijnë", ka thënë Krasniqi.

Akademik Esat Stavileci, duke e çmuar lart veprën dhe kontributin e komandant Adem Jashari, porositi institucionet e vendit se sot më shumë se kurrë duhet të punojmë për të ndërtuar një shtet të fortë ashtu siç ishte synimi i luftëtarëve të lirisë.

"Sot përkulemi para varrezave të popullit e të kombit, përkujtojmë trimërinë dhe sakrificën e tyre për ta shkruar një faqe të re në historinë tonë për nxitjen, zhvillimin dhe përshpejtimin e proceseve për liri e pavarësi të Kosovës dhe të shqiptarëve", ka thënë ai.

Në emër të familjes Jashari, me një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti Bekim Jashari, i cili uroi të gjithë shqiptarët për këtë përvjetor, duke porositur se ka ardhur koha që të punojmë së bashku dhe ta çojmë vendin përpara.

"Tash 13 vite ne ishim në Gjermani, dhe kur ndodhi rasti dhe shumë njerëz aty dhe njëri nga shokët i tha, baca Rifat, shumë ke dhënë, baca Rifat, 56 anëtarë të familjes të fisit të Jasharëve, mbahu i fortë. Baca Rifat i tha do të mbahem i fortë. Po si të mos mbahem ai pat thënë, kam dhënë 56, por kam fituar 7 milionë", ka thënë Jashari.

Ai u ka bërë thirrje liderëve të vendit që të lënë anash inatet individuale, dhe të bashkohen për të mirën e vendi.

Për të pranishmit në këtë akademi është shfaqur edhe një program kulturor-artistik.


Marrë nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, sipas Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së



ADEM SHABAN JASHARI,28.11.1955,PREKAZ,SKENDERAJ,07.03.1998,ZOD

HAMZË SHABAN JASHARI,12.02.1950,PREKAZ,SKËNDERAJ,07.03.1998,ZOD

SHABAN MURAT JASHARI,22.03.1924,PREKAZ, SKENDERAJ,06.03.1998,ZOD

BEDRI VELI SHALA,1969,GJERGJICË,DRENAS,8,10,1998,ZOD

MALUSH HALIL AHMETI,1951,REZALLË,SKËNDERAJ,15.05.1999,ZOD

BAJRAM MEHMET ALIU,1968,LIKOC,SKNDERAJ,4,30,1999,ZOD

SHPETIM ROBAJ OSTROZUB,MALISHEVË,Apr-98,ZOD

SALIH S.HALILAJ,1977,TËRDEC,DRENAS,31.05.1999,ZOD

ASLLAN REXHË HOTI,10.08.1962,TERDEVC,DRENAS,31.05.1999,ZOD

ADEM SHABAN MULAJ,15.07.1940,TERSTENIK,DRENAS,15.05.1999,113

AFRIM SADRI GASHI,26.12.1978,KRYSHEC,SKËNDERAJ,03.08.1998,113

AFRIM   FAZLI HAJDARAJ,13.09.1975,ABRI E EP.,DRENAS,26.09.1998,113

AFRIM HALIM THAQI,10.02.1972,POTERK,DRENAS,12.04.1999,113

AFRIM NEZIR GJOKAJ,01.02.1977,TERSTENIK,DRENAS,22.06.1999,113

AFRIM SHAQIR GASHI,19.03.1979,KRYSHEC,SKËNDERAJ,12.04.1999,113

AFRIM ISUF SAHITI,18.10.1974,SHTRUBULLOV,DRENAS,22.09.1998,113

AGIM HALIL MËZIU,10.04.1974,MORINË,SKËNDERAJ,15.12.1998,113

AGIM RRUSTEM SHALA,01.01.1963,UJMIRË,KLINË,25.08.1998,113

AGIM HALIL RAMADANI,14.06.1972,LIKOC,SKËNDERAJ,30.04.1999,113

AGIM OSMAN ELSHANI,24.03.1963,BAICË,DRENAS,14.12.1998,113

AGRON SADIK KRASNIQI,01.09.1967,LLAPUSHNIK,DRENAS,27.04.1998,113

AGRON M. MEHMETI,07.11.1973,SHTRUBULLOV,DRENAS,14.12.1998,113

AHMET ALUSH PANTINA,25.08.1979,GLLAREVË,KLINË,26.09.1998,113

AJET BILALL GJINOFCI,02.06.1935,MAKERMAL,SKËNDERAJ,31.03.1999,113

ALBAN DAUT HALILAJ,18.02.1978,TERDEC,DRENAS,31.01.1999,113

ALUSH ZEQIR BERISHA,05.04.1956,GJURGJ

Zona Drenicës, është Zona e Parë Operative e UÇK-së, në fakt ishte zona ku lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu po i viheshin themelet e forta UÇK-së, prej nga pastaj po shtrihej në tërë Kosovën. Qendra e parë e kësaj zone ishte Prekazi prej nga ishte edhe komandanti i UÇK-së, Adem Jashari. Më pas një kohë do të jetë në Llaushë, në Açarevë e më vonë do të përqendrohej në Likoc. Likoci për një kohë ka qenë qendër e fuqishme e UÇK-së. Një kohë më të shkurtër qendër me ndikim kanë qenë Abria – Lagjja e Demakëve dhe kulla e Daut Halilaj në mes të Tërdecit e Baicës.

Komandant i Zonës Operative të Drenicës ka qenë Sylejman Selimi deri në fund të shkurtit të vitit 1999, kur kjo detyrë i kalohet Sami Lushtakut. Pas kësaj kohe Sylejman Selimi shkon në detyrën e re për Komandant të Përgjithshëm të ShP të UÇK-së. Në komandën e kësaj zone me detyra të larta ushtarake kanë qenë komandantë të dalluar të UÇK-së si: Fehmi Lladrofci, Mujë Krasniqi, Iliaz Kodra, Abedin Rexha, Rasim Kiçina etj.
Në këtë zonë  janë zhvilluar luftimet e para, luftime të rrepta e të pandërprera për gati dy javë. Këtu Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ruajtur vazhdimësinë e saj të pandërprerë. Në luftime është dalluar sidomos Brigada 111 – “Adem Jashari”. Ky ishte formacioni më i profesionalizuar  i UÇK-së, bazat e të cilit i vuri komandanti – Adem Jashari, që e vazhdoi më vonë Bekim Berisha, i njohur me emrin e luftës Abeja. Kontribut të çmuar në ngritjen profesionale të këtij formacioni dhanë edhe: Rasim Kiçina, Besim Mala, Jahir Demaku etj.

Në këtë zonë UÇK-ja e kishte të organizuar mirë shërbimin shëndetësor:  aty ishte spitali ushtarak ku kryheshin shumë shërbime kirurgjike. Nga shumë mjekë të kësaj ane, por nuk mungoi ndihma as nga Fakulteti i Mjekësisë prej të cilit u bënë  shërbime me devotshmëri. Ne këtë rast vlen të theksohet kontributi dhe puna e palodhshme e kirurgut, Fadil Beka. Në krye të detyrës do të bie në Gradicë, ku edhe kishte lindur, mjeku Lec Uka. Ndërsa është humbur pa gjurmë veprimtari politikë dhe mjeku humanitar, Hafir Shala nga Krojkova e Drenasit.

Në qendrat e kësaj zone janë mbajtur takime të rëndësishme politike dhe diplomatike, që kanë qenë e kanë mbetur tepër të rëndësishme për historinë tonë moderne. Këtu do të veçoja takimin e ambasadorit K. Hill me Rexhep Selimin,  Bislim Zyrapin, Sylejman Selimin e Shaban Shalën dhe takimin e janarit 1999, ndërmjet ShP të UÇK-së (Jakup Krasniqi, Sokol Bashota, Ramp Buja, etj.), dhe delegacionit të MVK-së, i cili kryesohej nga W. Walkeri, K. Hilli, V. Petriçi etj. Zona Operative e Drenicës, mund të themi se të veçantë ka pasur kohëzgjatjen e operacioneve luftarake, masivizimin e ushtrisë dhe përfaqësimin e luftës çlirimtare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Karakteristike për këtë zonë është edhe rënia në barrikadat e luftës çlirimtare të katër komandantëve të brigadave, si: Abedin Rexha-Sandokani – komandant i Brigadës 112, Fehmi Lladrofci – komandant i Brigadës 113 dhe Ilaz Kodra komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci”. Këto rënie tregojnë më së miri karakterin luftarak të komandantëve të UÇK-së.


 

Kosova, pjesë historike e trungut shqiptar, gjithnjë ishte detyruar të luftonte për liri, për çlirim nga sundime të shumta, në radhë të parë nga sundimi sllav. Kosova, historikisht me popullatën e saj autoktone, iliro-dardane/shqiptare gjatë historisë ishte ballafaquar me kthesa të mëdha, me sfida, me luftërat titanike për jetë a vdekje. Dhe, në të gjitha ato ballafaqime, pra edhe në fushën e betejës, Kosova, populli i saj, si pjesë e Shqipërisë natyrale kishte dhënë prova të pareshtura se, është dalzotës e fatit të vet, është krenare që besnikërisht e mbron tokën e të parëve, të brezave të sotme dhe të atyre që do të vijnë pas nesh. Kosova, populli ynë heroik, gjithnjë dhe në çdo etapë të historisë së këtij nënqielli, krahas tribunëve të lirisë, mendimtarëve të shquar atdhetarë, liridashës, dha edhe trimat e çlirimit, luftëtarët që dolën nga gjiu i këtij populli dhe që, me Flamurin e Skënderbeut marshuan në fitoret e kombit tonë. Prandaj, historikisht, Kosova, kjo pjesë e trungut shqiptar gjithmonë në mejdanin e betejës ka nxjerrë trima, ushtarët e lirisë, ushtrinë shqiptare. Në këtë kuptim, rrënjët shpirtërore dhe jo vetëm kombëtare e historike të lindjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet kërkuar në të kaluarën tonë kreshnike, në epopetë e lashta shqiptare, sepse themeluesit, ideatorët, trimat dhe pjesëtarët e UÇK-së ishin stërnipat e Gjergj Kastriotit, të Sylejman Vokshit, Çerçiz Topallit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit dhe trimave tjerë shqiptarë, të cilët ishin dhe janë emblemë e guximit shqiptar, e vendosmërisë për të qenë Zot të tokës sonë, të Atdheut tonë kudo që shtrihet.

           Padyshim, fundshekulli XX, për kombin tonë mbarë, ishte një epokë e re, sepse kishte ardhur çasti i historisë që, me luftën vendimtare të kombit tonë, gjithnjë nën udhëheqjen e UÇK-së me në krye kryetrimin Adem Jashari, të fillonin luftën për çlirimin definitiv nga sundimi sllav, serbo-jugosllav. Kishte ardhur çasti i historisë që, në fushën e betejës, anekënd maleve, fushave, fshatrave, qyteteve të Kosovës të fillonte lufta kundër hordhive, falangave të ushtrisë pushtuese serbo/jugosllave. Ishin djemtë e Kosovës, ishte rinia atdhetare e cila, e frymëzuar nga idetë e lirisë e të çlirimit, kishte dhënë betimin për çlirimin e Kosovës. Në çdo aspekt dhe nga secili këndvështrim shqiptar, dalja e UÇK-së, në atë nëntorin e dytë shqiptar ishte e pritur. Kjo, sepse gati një shekull të tërë, brez pas brezi populli i Kosovës, i përkrahur gjithnjë nga shteti amë, Shqipëria, por edhe nga vëllezërit tanë në Maqedoni, Mal të Zi e në Kosovën Lindore ishte përgatitur për betejën e madhe, për betejën e cila na solli çlirimin nga sundimi serb/jugosllav. Prandaj, duke qenë koshient për faktin se liria nuk falet, se liria nuk fitohet në tryezën diplomatike, populli trim i Kosovës, djalëria e pamposhtur shqiptare anekënd trojeve shqiptare, një shekull të tërë nuk ishte gjunjëzuar para pushtuesit, por ishte përgatitur për luftë, Kjo, sepse, sido që rrjedhin zhvillimet politike në Kosovën tonë, pra që nga viti 1912, kur Kosova u ripushtua nga Serbia, të parët tanë, brez pas brezi e kishin të qartë se, çlirimi i Kosovës nuk mund të realizohet vetëm me lëvizjen politike, por sikur na mëson historia kombëtare, Lëvizja politike për çlirim mund të ketë sukses vetëm nëse përkrah saj e ka edhe lëvizjen ushtarake. Ndaj, në rrugëtimin tonë drejt lirisë, drejt çlirimit, drejt të ardhmes së përbashkët kombëtare shqiptarët, brez pas brezi që nga koha e Isa Boletinit me shokë e deri në epokën e Adem Jasharit, komandantit të UÇK-së u përndjekën, u burgosën, u vranë, derdhen gjak. Luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk pushuan të përgatiteshin për betejë kundër pushtuesit, sepse jeta dhe e ardhmja e jonë përcaktohej në fushën e betejës, përcaktohej në fushat legjendare të Kosovës, fusha këto të cilat sa e sa herë gjatë historisë u lagën me gjakun shqiptar.

            Sot, dhjetë vjet pas çlirimit të Kosovës nga sundimi serbo-jugosllav sërish i hedhim një vështrim rolit historik, kombëtar të UÇK-së, ndaj veçoj komponentën e rolit të UÇK-së, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e popullit tonë. Pa dyshim, UÇK, e  kishte edhe komponentën e fuqishme përbërëse të Lëvizjes politike, sepse shikuar realisht, jo vetëm para, por veçmas pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore çdo veprimtari e organizuar e shqiptarëve të Kosovës dhe të atyre që ishin në trojet etnike në Maqedoni, Kosovë Lindore dhe në Mal të Zi, për strumbullar kishte qëllimet politike, kombëtare që synonte t’i realizonte edhe përmes Lëvizjes së gjerë politike. Nga aspekti tjetër, në të njëjtën kohë, në aktivitetet kombëtare për çlirim, në mënyrë të vendosur punohej për organizimin ushtarak të popullit, sepse, vlerësohej se vetëm përmes një Lëvizje të madhe ushtarake, siç ishte UÇK-ja, mund të çlironim trojet tona etnike nga sundimi sllav. Në çastin historik, kur në skenën e hapur të politikës sonë kombëtare u paraqit UÇK-ja, ajo në të njëjtën, kohë ishte Lëvizje politike/kombëtare dhe Lëvizje ushtarake shqiptare. Arsyet për këtë konstatim janë të shumta dhe të parreshtuara. Por, unë do të veçoj disa nga ato. 

            E para, ishte e pakonceptueshme që, pa Lëvizjen politike të mund të krijohej fushëveprim për Lëvizje ushtarake, pra se pa paraqitjen e bërthamave të UÇK-së edhe si Lëvizje e madhe politike e kombëtare të mund të krijohej, themelohej, zgjerohej dhe afirmohej Lëvizja ushtarake, pra Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke qenë në të njëjtën kohë, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake. Ajo, para orës së madhe të historisë sonë u paraqit, u manifestua edhe si element i rëndësishëm i pajtimit kombëtar, pajtim aq i kërkuar dhe aq i pritur ndër shqiptarët e Kosovës dhe më gjerë.

            E dyta, Kosova kishte nevojë për mbrojtje dhe ajo mbrojtje dhe çlirimi nga pushtimi serbo-sllav nuk mund të realizohej vetëm me dëshirën, me idealin për liri, çlirim, vetëm me segmentin politik, por domosdosmërisht me luftë. Dhe, luftën do ta bënte, siç edhe e bëri, e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila duke luajtur me sukses dhe në të njëjtën kohë të dyja rolet, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, arriti që ta mobilizonte popullin për betejë, për betejë jo vetëm politike, kombëtare, por edhe për betejën e armatosur. Kosova e robëruar, me të drejtë iu drejtua bijve të saj, stërnipave dhe stërmbesave të saj, ku nga gjiri i popullit doli pjesa më e ndritur e shpirtit të papërkulur shqiptar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e kombit. Populli, i cili  nxori UÇK-në, në Lëvizjen politike dhe ushtarake të UÇK-së e identifikoi dritën e lirisë, rrugën e çlirimit të vet nga sundimi serbo/jugosllav.

            E treta, UÇK-ja duke qenë Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake e Kosovës, dhe e popullit shqiptar më gjerë, u rrit dhe u zhvillua në ushtri moderne.

            UÇK, si Lëvizje politike dhe ushtarake e popullit të Kosovës, shumë shpejt u bë shpresë reale, e prekshme që pushtoi gjithë zemrat dhe shpirtrat e bijve dhe bijave atdhetare shqiptare kudo që ishin. Në fakt, me UÇK-në, si Lëvizje ushtarake, si ushtri moderne e Kosovës u ngrit lartë morali i qëndresës i gdhendur në ballin e secilit luftëtar të lirisë: “Liri a vdekje për Atdhe”! Me UÇK-në, si Lëvizje politike dhe Lëvizje ushtarake, përkatësisht ushtri çlirimtare dhe triumfuese, doli në pah ndjenja e kryerjes së detyrës ndaj Atdheut. Prandaj, edhe sot mund të konstatojmë se, luftëtarët e UÇK-së ishin sa ushtarë po aq edhe politikanë. Pas

Kompleksi Memorial "Adem Jashari", gjendet në Prekaz, ku përveç shtëpive të shndrruara në muze, gjenden edhe të gjitha varret e të rënëve, në luftën apo si njihet në Epopeja  e Jasharajve.

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për shpalljen e Kompleksit Memorial "Adem Jashari" me interes të veçantë nacional.

Pranë varrit të tre martirëve të parë të kësaj familjeje pandërprerë qëndron garda e FSK-së, e cila e nderon komandantin legjendar dhe mbarë Jasharajt.

Memoriali i Adem Jasharit është rregulluar në mënyrë fantastike me mermer dhe emrat e dëshmorëve lëshojnë shkëndija nën rrezet e ftohta të diellit të shkurtit.

Ciceroni i këtij kompleksi në Prekaz na tregon se për 12 vjet besohet se kanë ardhur dhe e kanë vizituar miliona qytetarë shqiptarë nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitor nga rajoni.

Madje sipas ciceronit dita, ditës po rritet edhe me shumë numëri i vizitorëve.

forumi
ademjashari.com